Transmetuar më 27-11-2012, 08:24

Nju Jork, 27 nëntor 2012, NOA – Në raportin e tij për zhvillimet në Kosovë, në periudhën 16 korrik – 15 tetor të vitit 2012, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë ishte kryesisht e qetë.

Sipas tij, “policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e njerëzve, kontrabandimin e imigrantëve, posdimin ilegal të armëve të zjarrit, trafikimin e narkotikëve dhe vjedhjes”.

Më tutje në raportin e Ban Ki-moonit, i publikuar në faqen në Internet të Kombeve të Bashkuara, me datë 8 nëntor 2012, theksohet se “në pjesën veriore të Kosovës, incidentet e sigurisë dhe tensionet e rastësishme mbeten”.

Në raportin e gjatë të sekretarit Ban Ki-moon, në kuadër të observimeve të tij, ai thotë se ka pasur disa “zhvillime pozitive në përpjekje për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit