Transmetuar më 26-11-2012, 22:16

Kujt i ka shkuar ndërmend se për gratë, gjinjtë e tyre të mëdhenj mund të kthehen në një ‘armë’ vrastare për partnerët e tyre në shtrat?

Nëse juve asnjëherë, është një grua nga Gjermania, e cila u shtyn ta mendoni seriozisht këtë.

Kjo pasi, ajo desh e ka mbytur të dashurin e saj me gjinjtë e saj të mëdhenj, ndërsa ishin duke bërë dashuri së bashku.

Tashmë, Franziska gjendet në gjyq për “vrasje në tentativë”, ndaj partnerit të saj 34-vjeçar, një avokat gjerman vetë një vit më i vogël në moshë se ajo.

Ka qenë vetë ai, që e ka akuzuar atë tek autoritetet, përmes denoncimit se ajo paskësh dashur ta mbyste, duke përdorur gjinjtë e saj të mëdhenj, ndërsa kryenin aktin seksual.

Por gruaja është mbrojtur menjëherë, duke thënë se as nuk kishte ndërmend të vriste dhe se ajo që ndodhi, ishte në fakt, vetëm një aksident.

‘Viktima’ megjithatë, ka treguar me detaje ngjarjen:

"Ne ishim duke pasur marrëdhënie seksuale, kur në një moment ajo e ngjeshi kokën time nën gjinjtë e saj të mëdhenj, dhe më shtypi fort fytyrën, deri sa unë të asfiksohesha. Vetëm nga një mrekulli kam arritur ta liroj veten nga ai përqafim vrasës”.

I tmerruar dhe mezi i mbetur gjallë, ai pastaj u përpoq për të lajmëruar policinë, ndërsa vrapoi tek familja e fqinjit.

Por ende autoritetet gjyqësore ende janë në dilemë, nëse ka qenë vetëm një rastësi gjithçka ka ndodhur, apo një veprim i paramenduar mirë …

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit