




Një i mitur, i cili ka tentuar të marrë një flamur nga rruga për ta vendosur në ballkonin e shtëpisë së tij është dhunuar dhe prangosur nga një punonjës i Policisë së Shtetit.
Pamjet të cilat gjeni në videon më poshtë që ju sjell noa.al tregojnë qartë, mënyrën e trajtimit të këtij adoleshenti.
Fillimisht djaloshi kapet nga një punonjës policie dhe izolohet anash rrugës, pasi kishte vjedhur një flamur që i mituri tha se e donte që ta vinte te ballkoni i shtëpisë së tij. Polici kërkon përforcime dhe në pak minuta vjen një makinë policie, patrulla e zonës dhe prej andej vjen një polic tjetër i cili duke e dërguar deri në makinë, e qëllon me shpulla disa herë.
Daniela Shkalla, koordinatore e Koalicionit BKTF (Bashke për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve) thotë për noa.al se ngjarje të tilla të cilat ndodhin rrallë, “duhet të denoncohen dhe ndaj personave që nuk respektojnë ligjin duhet të merren të gjitha sanksionet përkatëse”.
Kjo video, – shton ajo, – pavarësisht se është xhiruar me kamera amatore tregon se sa zbatohen të drejtat e të miturve në Shqipëri dhe sidomos nga vete personat përgjegjës për të garantuar zbatimin e këtyre të drejtave.
Daniela Shkalla tha se po hartojnë një letër e cila do të drejtohet Ministrisë se Brendshme, Avokatit të Popullit, Drejtorisë së Policisë dhe te gjitha institucioneve përkatëse, ku do të kërkojnë zbatimin e ligjit dhe marrjen e masave urgjente për këta punonjës së policisë që dhunojnë dhe prangosin një të mitur.
“Shpresojmë shume në bashkëpunim tuaj që këtij fenomeni t’i jepet rëndësia e duhur e situata te tilla te mos përsëriten kurrë më”, – thuhet në tekstin e letrës.
Kjo ngjarje ndodh vetëm 3 ditë mbas konferencës kombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve ne Shqipëri konferencë ku vetë shteti mori përsipër garantimin e te drejtave te fëmijëve dhe sidomos mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.
a.b/noa.al
VIDEO: Policia dhunon një djalë të mitur në Tiranë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





