Transmetuar më 26-11-2012, 15:31

Durrës, 26 nëntor 2012, NOA- Astrit Dibrani 24 vjeç nga Skënderaj i Kosovës u ndalua në portin e Durrësit në tentativë për të udhëtuar me dokumente të falsifikuara.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al se Dibrani u kap në flagrancë në terminalin e përpunimit të pasagjereve, duke tentuar të udhëtojë në mënyrë te kundraligjshme për në Itali me traget drejt Barit, duke paraqitur para autoriteteve një kartë identiteti portugeze dhe një leje drejtimi automjeti portugeze në emër të tij, të cilat dyshohet të jenë tërësisht të falsifikuara.

Lidhur me këtë rast u bë sekuestrimi i dokumenteve ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit