

Zagreb, 26 nëntor 2012, NOA- Stefan Fyle komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, deklaroi edhe një herë se statusi i vendit kandidat është ende i arritshëm për Shqipërinë.
Gjatë një forumi për Ballkanin Perëndimor nga Zagrebi, Fyle deklaroi se statusi është ende i mundur ndërsa kujtoi se Bashkimi Europian nuk po propozon hapjen e negociatave për vendin tonë.
Në vijim siç raporton noa.al ai ka vlerësuar reformat në vendin tonë si marrëveshjen ndërpartiake vitin e shkuar dhe plotësimin e një pjese të mirë nga 12 rekomandimet e Komisionit Europian.
Kujtojmë këtu se deri më tani nga politika shqiptare nuk janë votuar ende 3 ligjet që kushtëzojnë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





