

Ka kaluar thuajse 1 vit e gjysëm nga vdekja e Amy Winehouse, por këngëtarja angleze sërish përfshihet në lajmet e yjeve, për një sekret të padëgjuar.
Babai i saj Mitch Winehouse, i cili pa vdekjes së saj ka hapur një fondacion bamirësie në nder të së bijë, ka folur sërish për të…sepse Amy me zemër të madhe ka mbajtur në shtëpinë e saj për plot 6 muaj një endacake.
“Gjithçka nisi kur Amy jetonte në një apartament në West End në Londër. Amy qëndronte në katin sipër, dhe ishte një vajzë qe ecte tutje tu, por ajo nuk donte ta pyesnim kush ishte dhe çfarë bënte aty. Më në fund e pyeta dhe ajo më tha që është një endacake për të cilën po kujdesej dhe e mbajti në shtëpi për plot 6 muaj”, deklaroi Mitch, citon noa.al.
Amy Winehouse Foundation, fondacion i lindur me synimin për të ndihmuar të rinjtë që enden rrugëve ka marrë më shumë fuqi pas fjalëve të Mitch Winehouse.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





