

Serbi, 26 nëntor 2012, NOA – Partia Demokratike, njëherësh partia më e madhe opozitare në Serbi, ka zgjedhur kryetarin e ri të saj. Dragan Gjillas është zgjedhur të dielën në kongresin e partisë, duke fituar shumicën nga më shumë se 3,000 delegatë. Gjillas është aktualisht edhe kryebashkiaku i Beogradit.
Duke iu adresuar kongresit, Gjillas tha se do ta reformojë partinë dhe do ta udhëzojë drejt zgjedhjeve më 2016.
Ai po ashtu ka thënë se partia duhet të ndajë përgjegjësinë për problemet e Serbisë, të cilat përfshijnë: papunësinë e lartë, rënien e standardit të jetës dhe korrupsionin. Gjillas në këtë post pason ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.
Tadiç ka dhënë dorëheqjen si udhëheqës i demokratëve, pasi ai dhe partia e tij kanë humbur zgjedhjet në muajin maj.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





