

Tiranë, 26 nëntor 2012, NOA – Kryeqyteti do të hap sot festimet për 100 vjetorin e pavarësisë. Festime do të zgjasin 3 ditë, deri më 28 Nëntor. Veç dekorit, për të cilin Bashkia ka punuar prej disa javës, gjatë tre ditëve do të ketë aktivite të ndryshme kulturore dhe sportive.
Aktivitetet të startojnë në orën 11:00 me përkujtimin e 100- vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë.
Ceremonia e festimeve sot në Tiranë:
Datë 26 Nëntor:
11:00 Ceremoni përkujtimore për ngritjen e flamurit në Tiranë, 100 vjet më parë –Inaugurimi i Mozaikut të Flamurit
11:30 Nisja e panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)
11:30 Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (trotuari përpara Galerisë Kombëtare të Arteve)
12:00 Koncert me grupe rock (rruga “Murat Toptani”)Unit Band; Xhejn Kumria; The Room; Marsela Çibukaj; Grupi Na; Burn; Renis Gjoka Band
17:00 Ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës)
18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare, drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceçato (TKOB)
20:00 Koncert me këngë patriotike, me këngëtarë e grupe Rap (rruga “Murat Toptani”) Big Basta; Lazy feat Elia; Bimm-Bima; Egen Nr; Noizy; Tuna; Mc Kresha; Lyrical Son; Lavda; Dafina Zeqiri.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





