
Të dhënat po ngarkohen...

Rusi, 26 nëntor 2012, NOA- "Jam i gatshëm të kthehem një ditë në Kremlin si president i Federatës Ruse", u shpreh sot kryeministri rus, Dmitri Medvedev.
"Në qoftë se do të kem mjaftueshëm forcë dhe shëndet dhe në qoftë se njerëzit më besojnë, atëherë nuk e përjashtoj faktin se gjërat mund të shkojnë në këtë drejtim", deklaroi Medvedev, i pyetur mbi të ardhmen e tij politike.
"Kurrë mos thuaj kurrë. Aq më tepër pasi jam larë një herë në këtë lumë dhe se mund të lahesh dy herë", theksoi Medvedev duke iu referuar thënies së Herakliut, "Kurrë mos u laj dy herë në të njëjtin lumë.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
