Transmetuar më 25-11-2012, 10:23

Justin Bieber tashëm duket këngëtar i vjetër për rrjetet sociale. Reperi korean Psy është mbreti i ri i Youtube. Kënga e tij “Gangnam Style” ka thyer rekordin për numrin e klikimeve në këtë rrjet social. “Gangnam” ka marrë vetëm tek kanali i vet, mbi 820 milionë klikime pas gati një vit që është hedhur në treg.

Por në disa kanale të tjera, gjenden edhe të paktën 600 milionë klikime të tjera, duke e cuar në 1.4 miliardë klikime këngën tashmë të famshme.

Më parë vendi i parë për këngën më të pëlqyer ka qenë për këngëtarin adoleshent Justin Bieber. Në vitin 2008, Bieber kishte arritur rekordin prej 804 milionë klikimesh, çka ishte një befasi për botën e muzikës në atë kohë.

Reperi Psy është 34 vjeç dhe vjen nga Koreja e Jugut. Emri i tij i vërtetë është Park Jae-Sang. Kënga e tij ka bërë bujë, më së shumti për lëvizjet dhe ritmin e çuditshëm. a.k/noa.al

VIDEO HD: Gangnam Style, mbreti i YouTube

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit