Transmetuar më 24-11-2012, 21:02

Klipi muzikor “Gangnam style”, i “Psy” është parë nga 820 milionë njerëz dhe cilësohet si videoja më e klikuar në gjithë historinë e Youtube.

Por në disa kanale të tjera, gjenden edhe të paktën 600 milionë klikime të tjera, duke e cuar në 1.4 miliardë klikime këngën tashmë të famshme.

Kënga e artistit koreano-jugor, “Psy” ka arritur të lërë pas edhe videon “Baby” të Justin Bieber, idhullit të adoleshentëve në mbarë botën, raporton noa.al.

Në vitin 2008, Bieber kishte arritur rekordin prej 804 milionë klikimesh, çka ishte një befasi për botën e muzikës në atë kohë.Ky klip muzikor u publikua në muajin korrik, dhe mes fansave të shumtë ndodhen edhe Barack Obama e Ban Ki-Moon, ku ky i fundit është takuar me vetë artistin “Psy” dhe ka imituar disa nga lëvizjet e “Gangnam style”.

b.gj/noa.al

VIDEO HD: Gangnam Style, mbreti i YouTube

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit