Transmetuar më 24-11-2012, 22:15

Nëse puna që keni, ju bën të lodhur dhe nervozë, shtoni më shumë vitaminë B në dietën tuaj të përditshme.

Këtë e thotë, një studim klinik i kryer në Universitetin teknologjik të Suiburnit, i cili ka treguar se rritja ditore e konsumit të vitaminës B, mund të reduktojë ndjeshëm, humorin e keq, ankthin dhe nervozizmin keq.

Por sidomos, stresin që ju shkakton puna.

Pjesëmarrësve në studimin që zgjati tre muaj dhe rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Human Psychopharmacology”, u është dhënë një dozë e shtuar e vitaminës B.

Nivelet e tyre të stresit janë matur para fillimit të trajtimit, pas 30 ditësh, dhe më në fund, pas 90 ditësh.

"Në fund të tre muajve, anëtarët e grupit të cilët kishin marrë vitaminë B treguan nivele shumë të ulëta të stresit të punës në krahasim me matjet e marra në fillim të hulumtimit”, – tha Con Stough, autor i studimit. Pjesëmarrësit, në fund të studimit, sipas tij, treguan një përmirësim prej 20%, duke i befasuar autorët e tij mbi rolin e rëndësishëm të vitaminës B në funksionet njohëse dhe ato ripërtëritëse të trurit.

"Me zvogëlimin e stresit, ne gjithashtu kemi reduktuar rrezikun e problemeve shëndetësore të tilla si sëmundje kardiovaskulare, depresion dhe ankth", përfundoi Stough.

Kujtojmë ndërkaq, se vitamina B gjendet kryesisht në ushqime të tilla si mishi, fasulet dhe drithërat, arrat apo veza. Si edhe pula, apo karotat, sallata etj.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit