Transmetuar më 24-11-2012, 19:17

Kozenca, 24 nëntor 2012 NOA- – Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kalabri. Një furgon është goditur nga një tren pasagjerësh. Përplasja ka ndodhur në zonën e Rossano në Kozencë. Sipas informatave paraprake, të vdekurit mund të  jenë gjashtë.

Në furgon kanë qenë një pronar toke dhe disa punëtorë të nacionalitetit rumun punësuar në mbledhjen e agrumeve. Në këtë moment nuk dihet ende nëse në mesin e viktimave është edhe shoferi i trenit.

"Njëzet euro dita". Kjo është pagesa e punëtorëve të angazhuar në mbledhjen e agrumeve në Kalabri, në jug në përgjithësi pagesa është e dobët. Siç theksohet nga shoqatat lokale, pagesa mesatare për një punëtor (95% bëhet fjalë për në rastin e emigrantë nga Afrika dhe Evropa Lindore) është 20 € në ditë.

Orari i punës është të paktën tetë orë, si në verë dhe në vjeshtë. Në këtë periudhë, puna në terren është përqendruar kryesisht në vjeljen e agrume.

k.a./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit