Transmetuar më 24-11-2012, 17:15

Fier, 24 nëntor 2012, NOA- Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese dhe është plagosur.

60-vjeçari me inicialet E. Skëndaj nga Komuna Qendër në Fier, i cili punonte si polic privat, ka pësuar dëmtime trupore dhe është dërguar menjëherë në spital ku dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, raporton noa.al.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja është klasifikuar si aksidentale.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit