





Gjithnjë në stinën e ftohtë të dimrit femrat janë në dilemë për të zgjedhur mes palltos dhe xhupit, ndërkohë që këtë vit stilistët deklarojnë se përdorimi i të dyja veshjeve do të jetë në modë.
Si palltoja ashtu edhe xhupi kanë ndryshuar karakteristikat e tyre dhe në këtë sezon vijnë ndryshe, raporton noa.al.
Palltot për këtë vit do të jenë me ngjyra të ndryshme dhe të përafërta me modelin ushtarak dhe stilistët theksojnë se ato do të përdoren gjatë gjithë ditës, si në zyrë ashtu edhe në aktivitetet e përditshme.
Ngjyrat e palltove që do të veshin më tepër femrat gjatë këtij sezoni variojnë nga bluja, lajthia, kafja e lehtë, e kuqja dhe jeshilja.
Palltot do të kombinohen si me çizme, ashtu edhe me këpucë me taka të larta, dhe këto përzgjedhje që nuk njohin moshë, do të jenë perfekte nëse shoqërohen me pantallona të ngushta.
Ndërkohë që edhe xhupi do të përdoret shumë gjatë stinës së ftohtë të dimrit si në aktivitetet e ndryshme të ditës, por mund të përdoret edhe për në mbrëmje nëse kombinohet në mënyrë prefekte me veshje elegante.
Stilistët këshillojnë që të bëhet kujdes në përzgjedhjen e xhupit, pasi ai duhet të përshtatet me trupin dhe stilin e çdo femre.
Xhupat e këtij sezoni të ftohtë dimëror rikthejnë modën e viteve 70-të, por me risi dhe disa ndryshime.
Gjithashtu gjatë këtij sezoni do të jetë në modë edhe përdorimi i peliçeve me ngjyra dhe stile të ndryshme, të cilat janë jo vetëm të bukura por edhe tepër të ngrohta.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





