

Ulja e temperaturave rrezikon flokët tanë, pasi rënia shpeshtohet, forma nuk është e duhur dhe as ngjyra.
Por nëse përdorni produkte dhe balsame që mund ti bëni në shtëpi, mund të rigjallëroni flokët tuaj dhe ti bëni më të bindur.
Marrim pak uthull e hedhin më tas dhe më pas hedhim ujë super tij në mënyrë që të përftohet masë e mjaftueshme për të shpëlarë flokët. Kjo metodë është një taktikë shumë efikase për ndriçimin e tij, por kjo masë duhet lënë në kokë për 15 minuta dhe më pas duhet shpëlarë.
Në vijim siç raporton noa.al tre lugë mjaltë të bashkuara me vaj ulliri aplikohen në gjithë flokun për 20 minuta dhe në këtë mënyrë arrini të keni flokë të butë dhe të lëmuar.
Një tjetër recetë natyrale vjen edhe nga orizi, por këtë herë për flokët kaçurrela. Në një enë hidhni të ziejë një grusht oriz me dy gota ujë por pa kripë. Ujin kullojeni dhe lëreni të ftohet dhe hidheni më pas në flokë pasi i keni larë me shampo. Këtë lëng mbajeni në flokë për 5 minuta. Kjo është një recetë e lashtë japoneze që shërben për zbutjen e flokëve kaçurrela dhe për ti krehur ato pa i këputur.
Larja e flokëve është gjithashtu stres më vete, por përmes një sekreti të vogël thuhet se shpëlarja e majave të flokut me ujë të ftohtë i bën më të fortë dhe më të lirshëm.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





