

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar arsyen se pse disa çifte janë në mënyrë të pashpjegueshme sterilë. Ky studim jep shpresa të reja për gjithë ata që duan të bëhen prindër.
Quhet pikërisht “sterilitet i pashpjeguar” dhe është një situatë e pashpjegueshme deri më sot, kur çiftet nuk arrijnë të kenë fëmijë edhe pse si mashkulli dhe femra në analizat e tyre dalin favorit për të ngjizur pasardhësin e tyre.
Studiuesit irlandezë të Queen University në Belfast duket se kanë gjetur një zgjidhje.
Profesoresha Sheena Lewis dhe kolegët e fakultetit të mjekësisë dhe kirurgjisë kanë drejtuar një studim ku u përfshinë 239 çifte me diagnozën e sterilitetit të pashpjeguar, ku u vu re se në 80% të rasteve problemi vinte nga një dëmtim serioz në ADN-në e spermatozoidëve.
“Pjesa më madhe e çifteve me probleme pjellorie nuk janë në gjendje të marrin një shpjegim për situatën e tyre. Nga kjo situatë e dëmtimit të spermatozoidëve, vihet re një ulje e numrit të spermatozoideve dhe lëvizshmëri të dobët për të depërtuar drejt destinacionit të ngjizjes”, shpjegon Lewis, citon noa.al
Nëse deri më tani nuk diheshin arsyet e kësaj mungese pjellorie, studiuesja thotë se pas identifikimit të shkakut mund të lindë edhe kura për ta korrigjuar duke krijuar mundësinë për lindjen e një fëmije.
Rezultatet e plota të këtij vëzhgimi u publikuan në Reproductive Biomedicine Online , ku thuhet gjithashtu se në këto raste çiftet mund të kenë fëmijën e tyre falë farëzimit artificial.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





