Transmetuar më 23-11-2012, 13:33

Tiranë, 23 nëntor 2012, NOA- Pas deklaratave dhe akuzave të ditës së sotme që Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli etiketuan Partinë Socialiste dhe kreun e saj Edi Rama si bllokues të integrimit vjen qëndrimi i këtij të fundit.

“Propagandë për të budallallepsur kë të munden! Parlamenti Europian foli qartë e nënvizoi një më një se çfarë thotë Partia Socialiste prej më shumë se një viti”, shkruan Rama në Twitter citon noa.al.

Më herët Kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse në rastet e vendeve të tjera bllokimi i vendit vjen nga jashtë në rastin e Shqipërisë ai vjen nga brenda dhe nga opozita shqiptare.

Nga ana e saj Topalli tha se refuzimi i tre ligjeve nga Edi Rama nuk është karshillëk ndaj Komisionit Europian dhe Parlamentit, por ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

a.y/noa.al

Topalli-Ramës: Vota për 3 ligjet detyrë, ndal karshillëkut

Berisha: Bllokimi vjen nga brenda, Rama me Fierin e kreu misionin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit