

Meksikë, 23 nëntor 2012, NOA- Presidenti në largim i Meksikës, Felipe Calderon, ka bërë thirrje për ndryshimin e emrit të vendit. Calderon ka dërguar propozimin në Kongres, duke kërkuar që emri të ndryshojë nga Shtetet e Bashkuara të Meksikës në thjesht “Meksikë”, ashtu siç i referohet pothuajse e gjithë bota.
Calderon ka thënë se kjo nuk është çështje urgjente, por, megjithatë, duhet të adresohet. Emri "Estados Unidos Mexicanos" është miratuar në vitin 1824 pas pavarësisë nga Spanja, duke imituar atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – fqinjit verior të Meksikës.
Si i tillë, emri përdoret rrallë në ditët e sotme, përveç në dokumentet zyrtare, parat dhe materialet e tjera qeveritare. Calderon do të dorëzojë përgjegjësitë te presidenti i zgjedhur, Enrique Pena Nieto, më 1 dhjetor.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





