

Dashuria nuk kishte nevojë për fjalë por për vepra dhe kështu u surpriza një vajzë e re nga i dashuri i saj pilot, i cili i propozoi në mënyrë të pazakontë në udhëtimin e parë bashkë mbi 500 metra lartësi.
Instruktori Stuart Black po i jepte të dashurës së tij Annette MacKenzie leksionin e parë të pilotimit kur i kërkoi të shikonte poshtë një fushë.
“Marry me Annette”, ose martohu me mua, ishin këto fjalët e shkruara në një fushë për gruan e zemrës dhe kur ajo hodhi sytë drejt tij e emocionuar, Stuart mbante në duar një unazë diamanti për të… dhe ajo tha po menjëherë.
Djali e kishte përgatitur propozimin për Krishtlindje por e afroi atë për shkak të një detyre ku duhet të shkonte me shërbim.
“Mbeta pa fjalë ishte më shumë nga sa mund të prisja dhe as që e kisha imagjinuar, isha nervoze nga fluturimi i parë i pilotimit, por trupi po më dridhej më tepër nga emocionet kur pashë çfarë Stuart kishte shkruat për mua, për më tepër kur pashë unazën që mbante në dorë”, tregon vajza, citon noa.al.
Çifti u njoh dy vjet më parë në Facebook dhe pas disa muajsh bisede, ata u takuan më në fund ballë për ballë disa kohë më vonë.
Black 39 vjeç tregon se si iu deshën muaj të tëra për të ideuar propozimin dhe se për ta realizuar e kishte ndihmuar shoku i tij i fëmijërisë John Watt, i cili ka një fermë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





