

Djersitja ka shumë avantazhe kështu që pisanjosët edhe pse mbajnë erë duket se ia kanë ndier lezetin pisllëkut.
Përmes djersitjes clirohen toksina, ftohet trupi…madje tërhiqet seksualisht edhe partneri, por mbi të gjitha djersa mund të ndihmojë në mbylljen e plagëve.
Sipas studiuesve të Michigan Health System, thuhet se djersitja ka një rol thelbësor në mbështetjen e qelizave të lëkurës për mbylljen e plagës, por edhe në zvogëlimin e dhimbjes së ulçerës së stomakut.
Profesoresha Laure Rittie, dermatologe dhe drejtuesja e studimit thotë ndër të tjera se aftësia rigjeneruese e gjëndrave të djersës është një nga mbrojtësit më të mirë në trupin tonë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





