Transmetuar më 22-11-2012, 16:58

Prishtinë, 22 nëntor 2012, NOA- Vendi i zëvendëskryeministres së Kosovës Edita Tahiraj në dialogun me Serbinë, do të zihet nga Blerim Shala.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dekretoi zotin Shala si koordinatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Nga ana e tij siç raporton noa.al Kryeministri Hashim Thaçi ka mirëpritur dekretimin nga Presidentja e Kosovës, të Blerim Shalës në pozitën e koordinatorit politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit