

Vlorë, 22 nëntor 2012, NOA – Këshilli i Qarkut të Vlorës ka nderuar sot me çmimin “Nderi i Qarkut” ish-ministrin e Financave dhe deputetin e Partisë Socialiste Arben Malaj. Çmimi i është dhënë deputetit Malaj, me motivacionin; “në shenjë mirënjohje për kontributin e tij qytetar, politik dhe publik për promovimin dhe zhvillimin e vlerave me të mira të qarkut të Vlorës”.
Çmimi i “Nderi i Qarkut” akorduar deputetit Malaj, është miratuar në votë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Qarkut.
Veç deputetit Malaj, Këshilli i Qarkut ka dhënë dekorata dhe për figura të tjera të njohura të Qarkut të Vlorës që kanë dhënë kontribute. Vlerësimi nga Këshilli i Qarku është bërë në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





