Transmetuar më 22-11-2012, 11:27

Tiranë, 22 nëntor 2012, NOA- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se shqiptarët do të bëjnë realitet ëndrrën e tyre për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Deklarata e kreut të qeverisë u bë në ceremoninë e 50-vjetorit të krijimit të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë.

“Kudo që jetojnë ne do bëjmë gjithçka të bashkohemi njëri me tjetrin dhe të realizojmë në Europë,  ëndrrën më të bukur, ëndrrën bashkimit kombëtar”.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha garantoi nxënësit se qeveria do të vijojë me investimet për arsimin. “Shkolla juaj ka arritur standardet më të larta në procesin e mësimdhënies. Unë ju garantoj që qeveria do të bëjë investime të tjera në mënyrë që këto arritje të mos njohin kufij. Në model e këtij gjimnazi do bëjmë gjithçka që të gjitha shkollat e vendi të shndërrohen në shkolla të mësimit dixhital, të laboratorëve dhe pajisjeve më moderne që të rritet sa më shumë cilësia. Investimi në mediat tuaja është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Për qeverinë arsimi ka qenë dhe mbetet përparësia e të gjitha përparësive” tha Berisha.

Ai u shpreh se gjimnazi “Ismail Qemali” është më moderni. “Kam gjetur shkollën më moderne që kam vizuar ndonjëherë në jetën time. Përshëndes ish mësuesit dhe mësuesit e këtij gjimnazi, nga ajo që ka prerë shiritin e tij 50 vjet me parë e ndodhet sot midis nesh”- tha Berisha.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit