Transmetuar më 22-11-2012, 11:50

Hagë, 22 nëntor 2012, NOA  – Verdikti në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinaj, Idriz Balajt and Lahi Brahimaj, tre ish komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të publikohet të enjten më 29 nëntor, në orën 09:00, ka bërë me dije Tribunali i Hagës, përmes një njoftimi të postuar në faqen e vet zyrtare.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka përfunduar në qershor seancat dëgjimore për rastin Haradinaj dhe të tjerët.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj janë kthyer në Hagë për shkak të dëshmive shtesë të paraqitura nga dy dëshmitarë.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010. Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit