

Një telefon për çdo person që banon mbi këtë tokë. Ose pothuajse. Këtë e tregon shifra e pajtimeve në telefoninë celulare në këtë fundviti 2012, plot 6.6 miliardë të tilla. Ndërsa parashikohet që kjo shifër të arrijë në 9.3 miliardë deri në vitin 2018, në rang global.
Këto janë shifrat më të fundit të publikuara nga një raport ndërkombëtar mbi telefoninë e lëvizshme si të tillë, i cili pohon se nxitja e industrisë së saj ka ardhur sidomos edhe pas shfaqjes së smartfonëve, përdorimi i të cilëve, në momentin që flasim, mbulon 40% të totalit me rreth 1.1 miliardë njësi. Kurse në vitin 2018, parashikohet që telefonat celularë super të jenë 3.3 miliardë. Kjo në zonat më të industrializuara të botës, duke zëvendësuar plotësisht e telefonat e vjetër.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





