Transmetuar më 21-11-2012, 20:27

Portrete të personazheve të njohura të krijuara me karamele. Janë pikërisht këto imazhe që një artist, i ka realizuar duke përdorur rreth 5.000 karamele për të sjellë diçka të veçantë.

Sipas tij këto femra tepër të bukura transmetojnë ëmbëlsi në publik, ndaj dhe artisti ka menduar që këtë ëmbëlsi ta shpërndajë edhe në realitet.

32-vjeçari nga Meksika, Cristiam Ramos ka realizuar portretet e Marylin Monroe, Beyonce, Lady Gaga dhe Nicki Minaj me karamele të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, raporton noa.al.

Artisti meksikan i cili ka jetuar në Florida për rreth pesë vjet thekson: “E adhuroj dhe ndjehem i frymëzuar nga krijimi i gjërave të veçanta me materiale të çuditshme. Ideja më ka lindur para katër vitesh kur isha në një park, teksa babai i dha fëmijës së tij një karamele për ta qetësuar nga e qara. Karamelja e bëri djalin të qeshur dhe menjëherë mendova se këto lloj ëmbëlsira do të bënin të lumtur shumë njerëz”, shprehet ai.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit