Transmetuar më 21-11-2012, 14:58

“Kur hodhi hapat e parë në moshën 4 vjeçare më lehtësoi”. Colin Farell 36 vjeç i njohur për rolet e tij aksion, përlotet kur flet për djalin e tij 9 vjeçar James, duke treguar një njeri krejt tjetër.

James vuan nga sindroma e Angelman, një çrregullim neurogjenetik që shkakton vonesa në inteligjencë, zhvillim si dhe në ecje…sëmundje të cilën aktori nuk e pranoi menjëherë.

Vetëm pas disa vitesh ai ka pranuar të flasë hapur. “Ishte viti 2007 dhe në Shangai zhvilloheshin Special Olympics për personat me aftësi të kufizuara, kur James ishte 4 vjeç. Ishte pikërisht ky moment kur vendosa të flas me nënën e tij Kim, (ish-partnerja e aktorit), që të bënim publike historinë e tij, për të treguar se sa gëzim dhe lumturi më ka dhënë im bir”, deklaroi Farell, citon noa.al.

Në vijim ai shton se përjeton me emocion çdo veprim të tij si dhe fjalët e para kur ishte 6 vjeç, ndërsa filloi të hajë vetë kur ishte 9 vjeç.

Për revistën InStyle, ai tregon se kur je prind i një fëmije që ka nevoja të veçanta është e rëndësishme të mos ndihesh vetëm.

“James ka ndryshuar jetë time, kur ai hodhi hapat e parë unë u shërova nga stresi që më kishte përfshirë. Janë të shumta familjet që ndajnë të njëjtin problem si i joni, frikë, ndrydhje dhe …dhimbje”, tregon ndër të tjera Colin.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit