Transmetuar më 21-11-2012, 14:08

Tiranë, 21 nëntor 2012, NOA- Në të njëjtën linjë me kryetarin e tij Edi Rama, deputeti socialist i qarkut të Fierit Armando Subashi deklaroi se Partia Socialiste nuk është tërhequr nga Fieri, duke kërkuar zbatimin e vendimeve të gjykatave.

Sipas tij vendimet e gjykatave tregojnë qartë se zgjedhja e demokratit Artur Shehu në një mbledhje të mbajtur në hotel është e jashtëligjshme dhe ka kërkuar që drejtësia të zbatohet për këshillin e qarkut Fier.

“Kryeministri Berisha duke mos pasur asnjë argument për Fierin ka frikë të ballafaqohet. Gjykata është e qartë në vendimet që kanë dhënë tani mbetet vetëm zbatimi i tyre. I bëjmë thirrje Sali Berishës të ulet në tryezën e partive parlamentare për të zgjidhur çështjen e Fierit”, deklaroi Suabshi, citon noa.al.

Ai theksoi se Fieri është çështje e vullnetit politik dhe se drejtësia është në anën e Partisë Socialiste.

a.y/noa.al

Rama: S’jemi tërhequr nga Fieri, pengmarrja alibi e Berishës

Berisha: Rama terroristi i integrimit, me Fierin bllokoi statusin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit