
Të dhënat po ngarkohen...

Pogradec, 21 nëntor 2012, NOA- Policia e Pogradecit vuri në pranga dy persona të akuzuar për vjedhje.
Dionis Daka 20 vjeç dhe Ledion Hamolli 23 vjeç, u ndaluan pasi në bashkëpunim me 25 vjeçarin me iniciale E.H të shpallur në kërtkim, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit me iniciale M.D 26 vjeç, në fshatin Rrëmenj-Pogradec. Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje ne bashkëpunim mbetur në tentative”.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
