Transmetuar më 20-11-2012, 22:37

Plot 1 milion paund ka kushtuar një tatuazh në të pasmet e së njohurës Kate Moss. Trupi i të cilës, është konsideruar si një vepër arti e vërtetë, sa u përket ndërhyrjeve që ajo ka kryer brenda tij, e mes tyre, edhe ky tatuazh vërtet i rrallë në gropëzat e vitheve të saj.

Mësohet ndërkaq, se autori i tyre, ka qenë pikërisht  Lucian Freud, artisti britanik, i cili vdiq vitin e kaluar dhe konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e shekullit të njëzetë për tatuazhet.

Ajo vetë ka treguar gjatë një interviste, sesi Freud ka kryer edhe tatuazhe të tjera në trupin e saj, të cilat arrijnë një vlerë deri në 3.2 milionë paund, vërtet marramendëse apo jo?

Ai vetë, e kishte mësuar tatuazhin, gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë moshës 19-vjeçare, kur ishte një ushtar i thjeshtë.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit