Transmetuar më 20-11-2012, 14:33

Një grua shtatzënë me dy djem, donte në mënyrë të dëshpëruar një vajzë dhe për këtë arsye u hodh nga një shkëmb i lartë duke gjetur vdekjen, pasi zbuloi se ishte shtatzënë me binjakë.

Anna Byrne, 35 vjeç, një infermiere nga Dunboyne, County Meath i dha fund jetës kur mësoi se priste dy djem, ndërsa para se të merrte vendimin final luante me vajzat e miqve të saj dhe dëshironte me ngulm një vajzë.

Në 8 mars vetëm 6 ditë pasi ishte takuar me një psikiatër ajo u hodh nga një shkëmb në periferi të Dublinit, ndërsa ishte në ditët e fundit të shtatzënisë dhe priste të lindte me operacion më 29 mars.

Nga ana e hetuesve u bën analiza dhe vëzhgime të shumta ndërsa psikiatri tha se në seancën e fundit të mbajtur në 2 mars me Annën dhe të shoqin e saj, gruaja nuk kishte shfaqur shenja për një veprim të tillë.

Gruaja kishte vuajtur nga depresioni kur ishte 20 vjeç, ndërsa shtatzënia e saj e parë në vitin 2004 përfundoi me dështim.

Në vijim ajo lindi dy djem Joe dhe Aidan, por e ndiente veten të paplotësuar pasi donte një vajzë.

Kështu në shtatzëninë e saj të tretë gruaja nuk përballoi që të kishte sërish fëmijë të seksit mashkull dhe mori vendimin final.

Dr Sheehan shtoi se zonja Byrne kishte qarë shpesh në takimet e tyre por nuk kishte shfaqur asnjëherë ndjenja vetëvrasje.

Bashkëshorti i saj i siç raporton noa.al humbi kontaktet me Annën një ditë më parë kur nga shkolla e telefonuan se askush nuk kishte shkuar për të marrë djalin, dhe nga ai moment nisi kontrollet gjithkund në spitale, supermarkete por nuk e gjeti.

Makina e saj u gjet në periferi buzë një shkëmbi, ndërsa trupi u gjet poshtë tij i pajetë.

Nga ana e mjekut ligjor u tha se gruaja kishte gjetur vdekjen rreth 8 orë pas rënies si rrjedhojë e plagëve të marra.

Edhe pse rreth vdekjes së saj u hapën shumë dyshime dhe u zhvilluan shumë procese marrje në pyetje dhe dëshmi, hetuesit thanë se provat treguan se shkak i vdekjes ishte vetëvrasja dhe ky ishte verdikti final.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit