Transmetuar më 19-11-2012, 20:29

Bruksel, 19 nëntor 2012, NOA- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Saninno.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u fokusuar veçanërisht tek rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë, në mënyrë që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat, raporton noa.al.

Në fjalën e tij, Saninno u shpreh se nevojiten rezultate konkrete dhe të shpejta për zbatimin e rekomandimeve të mbetura.

Ai theksoi se miratimi i tre ligjeve të mbetura pezull do të hapë dritën jeshile për statusin e vendit kandidat.

Gjithashtu drejtori për Zgjerimin në KE nënvizoi se është bërë shumë progres deri tani në Shqipëri, dhe ky progres nuk duhet çuar dëm.

Nga ana e tij, ministri Panariti bëri një pasqyrë të arritjeve të deritanishme në vend duke shtuar se po bëhen të gjitha përpjekjet për miratimin e tre ligjeve të fundit që do të garantonin marrjen e statusit kandidat.

Ai nënvizoi se marrja e statusit të vendit kandidat do të qetësonte klimën politike në vend dhe se forcat politike duhet ta kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së situatës, duke shtuar se shpresonte në një zgjidhje të shpejtë për të mirën e vendi

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit