








Rihanna ka realizuar mbrëmjen e së dielës në Berlin, një koncert surprizë për 777 fansa, të cilët ishin përzgjedhur për të marrë pjesë në mini-turneun e prezantimit të albumit të ri “Unapologetic”.
Gjatë këtij turneu botëror, Rihanna do të realizojë shtatë koncerte, në shtatë qytete të ndryshme, brenda shtatë ditëve, raporton noa.al.
Koncerti në Berlin, ka qenë ndalesa e radhës e këngëtares 24-vjeçare, e cila ka publikuar para shtatë vitesh, albumin e saj të parë dhe tani po zhvillon një turne botëror.
Më pas Riahnna do të vijojë koncertet në Londër, Toronto, Stokholm, Paris, etj.
Vendi dhe data e turneut londinez do të bëhen publike ditët në vijim, ashtu sikurse edhe koncertet e tjera të cilat janë lajmëruar pak orë përpara fillimit të tyre.
Koncerti në Berlin i këngëtares me origjinë nga Barbados filloi me tre orë vonesë, por mërzitja e fansave është kthyer në entuziazëm sapo Rihanna u ngjit në skenë.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





