Transmetuar më 19-11-2012, 16:52

Jeta si princeshë është njëlloj si të jesh sëmurë. Ky është konstatimi i paparacëve lidhur me aparencën, sjelljen dhe veshjen e dukeshës së Cambridge Kate Middleton.

Mbretëresha e ardhshme e Anglisë e martuar me Princin Uillaim ka deklaruar se është e “sëmurur nga jeta në pallat” dhe ndihet si e burgosur.

Të paktën kështu publikojnë disa tabloidë britanikë në veçanti “Ok!”, ku thuhet se ka gjithçka përveç miqësisë.

Një tjetër arsye siç raporton noa.al është fakti se Kate dhe Uilliam i kalojnë ditët e tyre në rezidencat e Kensington Palace dhe Wells, ku ka gjithçka por nuk e di ku e ka shtëpinë.

Në vijim shtypi anglez thekson se Kate dëshiron një vend që ta ndjejë si të sajin, në intimitet dhe pa u detyruar të ndihet si e spiunuar.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit