Transmetuar më 19-11-2012, 16:28

Gjirokastër, 19 nëntor 2012, NOA- Qarkullimi në supermarkete i disa çakmakëve me simbolin e shqiponjës mbrapsht, ka vënë në lëvizje specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Gjatë kontrollit në një minimarket u evidentuan 5 kuti të mbushura me çakmakë, rreth 300 copë çakmakë.

 Të gjitha pakot janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është shoqëruar në ambientet e policisë pronari i supermarketit për dhënien e shpjegimeve.

Gjatë deklarimeve të dhëna nga ana e tij janë ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje, i cili ka shpjeguar se këto çakmakë i ka marrë në Tiranë në një pikë shumice duke dhënë të gjitha të dhënat.

Pas këtij rrëfimi siç raporton noa.al blutë e Gjirokastrës njoftuan kolegët e tyre në Tiranë, për të bërë të mundur sekuestrimin e gjithë çakmakëve, si dhe për të vërtetuar nëse është e qëllimshme stampimi me kokë poshtë i shqiponjës së flamurit në çakmakë .

Sakaq furnizuesi i supermarketit me këta çakmakë Fitim Veseli nga Tirana është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”.

a.y/noa.al

Flamuri Kombëtar ka pësuar “mutacion”, mu tek Parlamenti (VIDEO)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit