

Tiranë, 19 nëntor 2012, NOA- Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat Kryeministri Sali Berisha deklaroi se buxheti i vitit 2013 është më i madhi dhe i favorshmi për ekonominë shqiptare.
Lidhur me akuzat e kryesocialsitit Edi Rama ai tha se është i shkëputur nga realiteti dhe jeton në një kapsulë që e pengon ta shohë atë.
“Në qoftë se hedh sytë kudo nuk sheh ritme ndryshimi më shumë se në Shqipëri, atëherë kush i dyfishon pensionet, kush po investon? Në rast se vitin e kaluar investimet publike ishin 640 milionë dollarë, këtë vit do jenë 710 milionë dollarë”, deklaroi Berisha, citon noa.al.
Në këtë linjë ai shtoi se mbi 500 milionë dollarë do shkojnë në drejtim të rrugëve dhe se një pjesë e mirë investimi do prekë arsimin, dhe se rrogat e mësuesve janë rritur nga 120 në 150%.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





