Transmetuar më 19-11-2012, 13:14

Durrës, 19 nëntor 2012, NOA- I akuzuar për dhunë dhe kanosje ndaj së shoqes një 43 vjeçar u vu në prangat e policisë së Durrësit.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se Behar T. nga Durrësi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes se tij 37 vjeçare.

Gruaja me nxirrje dhe fraktura të shumta në trup u drejtua në komisariat për të denoncuar të shoqin, ndërsa ndaj saj u lëshua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme.

Në vijim lidhur me rastin në fjalë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Ford me targa DR 3960 F pronë e 43 vjeçarit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik pa fishekë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit