

Tiranë, 19 nëntor 2012, NOA- (Update) Në vijim të mbledhjes së qeverisë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se buxheti i viti 2013 është më i madhi i të gjitha kohërave.
“Ky buxhet prej 409 miliardë lekësh do kontribuojë ndjeshëm në ekonominë e vendit si dhe në hapjen e qindra mijëra vendeve të punës”, deklaroi Berisha, raporton noa.al.
Kreu i qeverisë theksoi se çdo vit janë rritur rrogat, pensionet si dhe numri i bizneseve, ku tha se borxhi i shqiptarëve në banka apo te njeri tjetri në masën 35% është me i ulëti sepse në gjithë botën kredia konsumatore është dy herë më e madhe se në Shqiëpri dhe në pjesën më të madhe i dedikohet biznesit.
Në këtë linjë ai theksoi se buxheti ka rritje reale prej 4% vitin e ardhshëm dhe se 500 milionë dollarë do shkojnë për rrugët e vendit, si një mundësi për shtimin e fitimit pasi vlerëson tregun e tokës, inkurajon priodhimin dhe bizneset e reja.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





