Transmetuar më 18-11-2012, 16:33

Bolzano, 18 nëntor 2012, NOA/A.Ymeraj- Pesë persona përfunduan në prangat e policisë ndërsa disa të tjerë u denoncuan në kuadër të operacionit të policisë së Bolzano në Itali, për të gjetur autorët e sherrit gjatë natës në një diskotekë të quajtur “Rise”.

Në mesin e tyre 23 vjeçari shqiptar Valter Hyseni u arrestua për tentativë vrasje, pasi gjatë sherrit i nguli thikën ushtarit italian Pasquale Parisi 28 vjeç, i cili u përfshi gjithashtu në hetim.

Nga të dhënat paraprake siç raporton noa.al në ambientet e diskotekës shpërtheu një sherr mes disa shqiptarëve dhe disa ushtarakëve italianë, por motivi i tij është ende i dyshimtë.

Në mesin e sherrit Hyseni nxorri thikën dhe qëlloi mbi ushtarakun italian duke e lënë të përgjakur, i cili u dërgua me urgjencë në drejtim të spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq nga ana e policisë u ndaluan edhe Lorenc Hyseni gjithashtu shqiptar me precedent penal dhe italianët Andrea Tizzani, Raffaele Bencivenga, Antonio Campanelli, Giuseppe Andreoli.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit