

Shpesh ankohemi se kemi shumë pak kohë në dispozicion për të pushuar dhe presim fundjavën për të fjetur sa më shumë.
Por një fenomen i rrallë ndodh me 17 vjeçaren Nicole Delien nga Pitsburg, e cila një herë fleti për plot 64 ditë rresht dhe fazat e zgjimit ishin në gjendje somnambul.
Vajza vuan nga një patologji e rrallë gjumi e njohur si Sleeping Beauty ose Kleine-Levin Syndrome.
Nëna e vajzës pretendon se kur e bija përfshihet nga episode të tilla të gjumit të thellë, fle mbi 18 orë në ditë dhe kur zgjohet për të ngrenë ose shkuar në banjo është në gjendje gjumi dhe nuk mban mend asgjë.
“Njëherë kur ishte e vogël as nuk u zgjua fare gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, madje nuk mori pjesë as ë vizitën në Disney World që organizuam si familje”, rrëfen nëna, citon noa.al.
Nicole pretendon se simptomat e para të sëmundjes u shfaqën kur ishte thuajse 7 vjeç, ndërsa prindërit e saj nuk kanë lënë spital pa shkuar për të gjetur zgjidhje për vajzën por pa rezultat.
Medikamentet që vajza po merr aktualisht e ndihmojnë për të limituar orët e gjumit dhe gjendjes somnambul, dhe fragmenti i fundit ishte ai i marsit të kaluar ku fleti për disa ditë me radhë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





