Transmetuar më 18-11-2012, 11:29

Izrael, 18 nëntor 2012, NOA- Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është i gatshëm që të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme operacionin kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër, Izraeli ka vazhduar të sulmojë territorin palestinez nga ajri dhe deti për të pestën ditë me radhë.

Ushtria izraelite ka thënë se tri raketa të Gazës kanë goditur po ashtu territorin izraelit.

Zyrtarët palestinezë thonë se mbi 50 njerëz kanë humbur jetën që nga dita e mërkurë, kur Izraeli ka nisur ofensivën në Rripin e Gazës.

Ndërkohë në Gaza kanë mbetur të vdekur tre fëmijë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve gjatë mbrëmjes së të dielës.

Viktimat janë vëlla e motër përkatësisht 3 dhe 1-vjeç si dhe një i sapolindur vetëm 18-muajsh, të cilët u vranë nga një sulm ajror të ndodhur në Beit Lahiya dhe Beit Hanoun.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit