Transmetuar më 18-11-2012, 08:58

Tiranë, 18 nëntor 2012, NOA- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e diel 18 nëntor 2012.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Dinastia Zogu, zbulohen sekretet e 4 varreve në mauzole”.

Të tjerë artikuj të kësaj të përditshmeje: “Homazhet për Zogun, PS i bojkoton, në 2003 miratoi ligjin për kthimin e eshtrave”, “Gjykata CEZ ndalohet të ndërpresë energjinë në ujësjellës”, “Integrimi, Patozi apel PS, por s’ka kohë për tri ligjet”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me kryeartikullin: PD, ftesë Ramës: Eja në tryezë për ligjet e statusit.

Të tjerë shkrime të kësaj gazete për ditën e sotme, “Gjykata: CEZ mos tentojë sërish t’i presë dritat shtetit”, “Prof. Dr. Dhori Kule, rektori i UT nderohet me titullin “Honoris Causa””, “Biznesi: Rama rriti taksat, 11 vjet rresht kurrë nuk na pyeti”, “Korçë, kryetari i PS: Qeveria po stimulon injorancën, jo dijen”, “Berat, krim makabër: E vrasin dhe copëtojnë te vendi ku i biri bëri aksident”, “Islami: Sjellja ndaj Zogut, PS shkeli mbi të kaluarën”, “17 Nëntori”, Basha: Bashkim, jo përçarje dhe gabime të së shkuarës

“Koha Tjetër”, Justina Aliaj: E nisa rrugën e artit plot ambicie, por…

“Gazeta Shqiptare”, çelet me shkrimin: “Flamujt skarco, shqiponja me 10 pendë, ligji: Duhet me 9”.

Në faqet e kësaj së përditshmeje për ditën e sotme do të mund të lexoni, “Hakmarrja copëtohet me sëpatë babi i 6 fëmijëve”, “Varroset Zogu, PS: Jahjagës t’i vijë turp”, “Ceremonia, monarku përcillet me ceremoni shtetërore”.

Në gazetën “Shekulli”, do të gjeni artikujt, “Horror në Berat i pritet trupi dhe koka një 65-vjeçari”, “Gjykata kërcënon CEZ: Një miliard lekë për orë nëse pret energjinë”, “Nasip Naço: Do doja që LSI-ja të hynte e vetme në zgjedhje”.

Gazeta “Mapo”, çelet me kryeartikullin: “Banda e heroinës me rrjet furrash buke, zbulohet transferta në Turqi”.

Të tjerë shkrime të kësaj gazete, “Libri sfidon krizën, 400 mijë kopje të shitura në tre ditë, radhë të gjata për autografin e Fevziut”, “Zogu rivarroset si mbret në Shqipëri, opozita bojkoton”, “Hakmarrja, 63-vjeçarit i presin kokën me sëpatë”, “Zgjedhjet e 2013, të dhënat në KQZ, si ka ndryshuar popullsia në 12 qarqet e vendit”, “Gjykata kundër CEZ: Gjobë nëse rindërpret energjinë”.

Në faqet e së përditshmes “Shqip”, do të mund të lexoni, “PD pranon ftesën për dialog, Patozi: Tryezë për Ramën, gati të bëjmë lëshime”, “Gjykata rrëzon CEZ-in: Stop ndërprerjes së energjisë”, “Rama shpalos 12 premtimet për arsimin”, “PDIU: Spiro Ksera të largohet nga qeveria”, “Flamujt dhe simbolet, rivaliteti i artizanëve me industrinë”.

Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një përmbledhje të pasqyrës së shtypit.

Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected].

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit