

Midland, Texas, NOA.al – Katër marina amerikanë humbën jetë në një aksident tragjik që ndodhi kur treni me të cilin ata udhëtonin u përplas me një tjetër duke dalë nga shinat me pasojat fatale.
Viktimat kishin udhëtuar për në Midland, Texas, për një udhëtim gjuetie organizuar për të nderuar shërbimin e tyre në vatrat e luftës dhe me qëllimin që të kalonin një fundjavë mes shokësh të Marinës.
Një prej viktimave ishte oficeri 37 vjeçar Gary Stouffer i cili ka shërbyer për disa vite me trupat amerikane ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë, raporton noa.al.
Më tej marinsi ka shërbyer edhe në Irak e pastaj në Afganistan ku kishte mbetur i plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi gjatë një misioni ushtarak në vatrën e nxehtë të luftës.
Stouffer u hodh brenda në automjet, por nuk e kuptoi shkallën e lëndimeve derisa ai u kthye në SHBA. Pas nëntë muajve testesh, ai u diagnostikua me një dëmtim traumatik të trurit, çrregullime të gjendjes së ankthit, çrregullime post-traumatike stresi dhe fraktura në qafën e tij.
Dy vjet pas shpërthimit, Stouffer, baba i dy fëmijëve, ishte ende nën terapi fizike, ndërsa ishte duke pritur për të saktësuar nëse do të dilte në pension apo me detyrë të kufizuar në marinë. Ai ishte bërë pjesë e Marinës Amerikane që kur kishte mbaruar shkollën e mesme. a.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





