Transmetuar më 17-11-2012, 21:10

Një burrë teksa ishte duke u ngritur në rrugë me gruan, i ka spërkatur trupin me benzinë asaj dhe më pas i ka vënë flakën.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku gruaja e përfshirë komplet nga flakët ka filluar të vrapojë në rrugë duke kërkuar ndihmë.

Sakaq, një person i tretë ka ndërhyrë dhe ka ndihmuar gruan dhe vetëm me ndihmën e kalimtarëve të tjerë është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit nga trupi i saj.

E gjithë kjo skenë është filmuar nga telekamerat e sigurisë, që ndodheshin të instaluara në vendin e ngjarjes.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit