

Berat, 17 nënëtor 2012, NOA.al UPDATE – Një 63-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor, Berat-Drobonik ne Berat. Viktima mësohet se është Hasan Maska nga fshati Drobonik, raporton noa.al.
Trupi i pajetë dhe i masakruar i 63-vjeçarit është gjetur i hedhur në anë të rrugës. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas të dhënave, Maska ka pasur shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit. Për mëpër atij i ishte prerë koka e cila nuk u gjend, kurse trupi në katër pjesë të futura në qese plastmasi.
Ndërkohë që nuk përjashtohet dhe mundësia e ekzekutimit me armë zjarri para masakrimit, ose dhe torturimi, por kjo mbetet të zbardhet nga hetimit.
Policia tha se viktima u gjet në afrërsi të vendit ku para disa kohësh (rreth tre muaj 31 gusht 2012) i biri kishte qenë i përfshirë në një aksident ku kishte vdekur një grua 52 vjecare.
Atë ditë, 30 vjecari Qani Maska, teksa udhëtonte me një fugon me targa të Beratit, duke cuar pasagjerë në drejtim të fshatit Drobonik, aksidentoi rëndë 52 vjecaren Ervehe Dervishllari, banuese në lasgjen "Goricë" të qytetit Berat. Si pasojë e frakturave të shumta, gruaja humbi jetën pak më vonë në spitalin Ushtarak të Tiranës.
Mediat raportuan pas ngjarjes se 52 vjecarja Ervehe Dervishllari, e cila u përplas rëndë në tokë, kishte dalë shëtitje me bashkëmoshataret e saj. Aksidenti ndodhi kur ajo u përfshi nga një mjet tip furgon pasagjerësh dhe gjatë natës ndëroi jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë si pasojë e plagëve të marra. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit 30 vjecarin, Qani Maska, i cili drejtonte mjetin tip furgon me targa BR 0563 B. Qani Maska u dërgua në gjyq dhe ai është dënuar me një vit e tre muaj burgim.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





