

Luftime në Gaza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nis sot udhëtimin e parë jashtë vendit që nga rizgjedhja në presidencialet e 6 nëntorit. Obama arrin në Tajlandë të dielën, ku pritet të theksojë rëndësinë e Bangkokut si aleat i Shteteve të Bashkuara. Më pastaj, ai do të bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Birmaninë, e cila po del nga dekadat e diktaturës.
Obama do të përfundojë udhëtimin e tij në Kamboxhia, duke marrë pjesë në një takim të Shoqatës së Kombeve të Azisë Lindore, si dhe në samitin e Azisë Lindore.
Uashingtoni është i prirë për të forcuar lidhjet ushtarake dhe tregtare me vendet, të cilat duan që Shtetet e Bashkuara të përballen me fuqinë në rritje të Kinës, sidomos në Detin e Kinës Jugore, ku pretendimet territoriale kërcënojnë rrugët e tregtisë globale.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





