












Në Japoni banorët kanë festuar ardhjen e sezonit të dimrit, dhe me këtë rast kanë krijuar tunelin magjik, i cili është i përbërë nga miliona drita shumëngjyrëshe.
Japonezët kanë ndriçuar kopshtin botanik, një pjesë të të cilit e kanë transformuar në tunelin e 7 milionë dritave, raporton noa.al.
Ky tunel mund të vizitohet nga të gjithë kureshtarët pasi hyrja është falas nga ora 17.00 e pasdites deri në mbrëmje, dhe do të qëndrojë hapur deri në muajin mars.
Disa vizitorë që kanë përshkruar rrugën përmes këtij tuneli madhështor, e vlerësojnë këtë eksperiencë si të jashtëzakonshme.
Gjithashtu ky tunel duket edhe si përrallor, pasi është një ndër vendet më të veçantë.
Njëri prej vizitorëve është shprehur se nëse do të ishte e mundur ecja në qetësi dhe largimi i zhurmave të qindra vizitorëve, atëherë ndjehesh sikur je në një tjetër botë.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





