

Sipas një studimi të fundit, paaftësia mes partnerëve për të shprehur emocionet e ndryshme, shihet si faktori kryesor i vështirësive në një lidhje.
Arsyeja e krizës martesore, mund të jetë pjesë e personalitetit tuaj, ose të partnerit, raporton noa.al.
Studimi i realizuar nga disa shkencëtar të një universiteti amerikan, shpjegon se nëse njëri prej partnerëve vuan nga vështirësia e shprehjes së emocioneve, jeta martesore mund të përballet me efekte negative, si vetmia, apo mungesa e komunikimit mes çiftit.
“Personat që nuk mund të shprehin emocionet kanë vështirësi në marrëdhënien me të tjerët dhe priren të jenë zhgënjyes gjatë bisedave”, shpjegon drejtuesi i këtij studimi.
Kështu që shprehja e emocioneve të ndryshme luan një rol thelbësor në marrëdhëniet sociale.
“Flitet për ata persona që evitojnë argumente emocionale, për t’u përqendruar tek deklaratat konkrete dhe objektive. Nuk besojnë se të tjerët mund të plotësojnë nevojat e tyre dhe nuk preokupohen për të përmbushur nevojat e të tjerëve. Karakteristika këto që në një lidhje martesore mund të shkatërrojnë qetësinë e çiftit duke çuar edhe në ndarjen mes partnerëve”, shprehet drejtuesi.
Ky studim ka treguar sesi personat që kanë shqetësime të përafërta, përshkruajnë përgjigjet fiziologjike të ngjarjeve me veprime të tilla si; djersitja e duarve ose rrahjet e shpeshta të zemrës, por në fakt nuk janë në gjendje të identifikojnë emocionin e tyre dhe të shpjegojnë nëse janë të trishtuar, të lumtur apo të zemëruar.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





