

Surprizë vjen kërkesa që ka publikuar sot ERE, kërkesë e cila vjen nga CEZ Shpërndarje, ku kërkohet rinovimi i licencës së saj në Shqipëri.
Sokol Ramadani, kryetar i Bordit të ERE, konfirmoi për noa.al para pak minutash se ditën e mërkure datë 21.11.2012, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëve lidhur me shqyrtimin e kërkesës se Shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a për rinovimin e licencës se Furnizimit Publik me Pakice ( Grupi i Punes).
JA RELACIONI I ERE PER HEQJEN E LICENCES SE CEZ SHPERNDARJE
***
Bordi Mbikëqyrës i Enti Rregullator i Energjisë ka propozuar në mbledhjen e sotme heqjen e licencës së operatorit të shpërndarjes së energjisë, CEZ, duke i dhënë 30 ditë afat kompanisë të ankimojë vendimin e Bordit.
Enti Rregullator i Energjisë ka shqyrtuar në një mbledhje urgjente licencën e Operatorit të Shpërndarjes, CEZ, duke konstatuar një sërë shkeljesh. Sipas ERE,Kompania CEZ nuk ka kryer investimet e duhura në 2012, ndërkohë që nuk ka përmbushur kushtet e licencës dhe humbjet në rrijet janë rritur, duke arritur në 50% në 2012-n.
Gjoba ndaj kompanisë CEZ nuk solli efekte, sipas ERE. Ky i fundit ka konstatuar se CEZ ka ndërprerë energjinë pa të drejtë në Shkodër, Kukës, Peshkopi, Tiranë.
Konflikti Qeveri-CEZ ariti kulmin sot kur CEZ ndëpreu furnizimin me energji të katër ujësjellësave, veprim që u konsiderua nga Ministria e Ekonomisë si cenim i sigurisë publike të vendit.
***
Enti Rregullator i Energjisë ERE mblidhet urgjentisht, për të vendosur për heqjen e licencës se shpërndarjes shoqërisë CEZ Shpërndarje, për abuzim me shqiptarët dhe institucionet e shtetit shqiptar.
E pra ditën që CEZ në mënyrë brutale u hoqi dritat ujësjellësve, zgjohet nga “gjumi” shteti ynë dhe vendos për fillimin e procedurave për heqjen e licencës se shpërndarjes shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a.
Kryetari i ERE, Sokol Ramadani tha para pak minutash se mbledhja e Bordit të Komisionerëve për heqjen e licencës vjen në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 9 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s.
Shteti flet zyrtarisht: CEZ, sulm të turpshëm institucioneve të Shqipërisë
TIRANË – Kompania CEZ po vazhdon sulme të paskrupullta ndaj shtetit shqiptar, kurse vetë shteti ynë pohon se kjo kompani çeke ka kryer një mori abuzimesh dhe ka dëmtuar dhe po dëmton vendin dhe qytetarët shqiptarë.
Duke marre shkas nga deklarimet e bëra kohet e fundit ne media, ERE doli para pak minutash me një deklaratë zyrtare ku thotë se dëshiron te sqaroje konsumatoret shqiptar dhe gjithë opinionin publik, lidhur me qëndrimet e këtij institucioni dhe pozicionin e tij lidhur me situatën aktuale te sektorit elektroenergjitik dhe gjendjen e vështirë financiare te CEZ Shpërndarje.
Ndiqni më po9shtë deklaratën e plotë:
• Na vjen keq qe sulmohet një institucion i pavarur si Enti Rregullator i Energjisë, i cili mund te themi qe është një nga institucionet me te konsoliduara dhe me një staf te pandryshuar qe nga viti 2002.
• Si një element i rëndësishëm te veprimtarisë se tij, ne themel te çdo vendimmarrje te ERE-s është zbatimi i ligjit dhe mbështetja ne kriteret e transparencës dhe konsultimit me palët e interesuara dhe me publikun, prej te cilëve ka marre dhe vlerësimet përkatëse. ERE bën publike te gjitha vendimmarrjet e saj me relacionet përkatëse, si dhe ve ne dispozicion te interesuarve dhe medias te gjitha aplikimet e kompanive, korrespondencat dhe praktikat ne te cilat ajo mbështetet ne marrjen e vendimeve te saj.
• ERE ka bere publike ne Raportin Vjetor 2011, i cili është depozituar dhe miratuar nga ana e Parlamentit, te gjitha elementet qe kane shkaktuar situatën e vështire financiare te CEZ Shpërndarje dhe ka qene tejet transparente me Parlamentin, sikurse dhe institucionet e tjera ne vend, lidhur me situatën e vështirë te krijuar ne sektorin elektroenergjitik nga perfomanca e ulet e shoqërisë CEZ Shpërndarje. ERE ka raportuar dhe ka bere publike ne vazhdimësi për te gjitha palët e interesuara dhe konsumatoret, nivelin e lartë te humbjeve të energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes, te cilat janë ne nivele të papranueshme, ç’ka reflektohet në nivelin e ulët të faturimeve të energjisë elektrike ndaj konsumit të përgjithshëm.
• Ne Raportin Vjetor, ERE ka bere prezent gjithashtu te gjitha veprimet qe ajo ka ndërmarrë ndaj CEZ Shpërndarje dhe kontradiktat qe ERE ka pasur me CEZ ne lidhje me mosllogaritjen ne bilancin energjetik te “demit ekonomik” te faturuar konsumatoreve dhe “energjinë e pafaturuar”, te cilat kane qene rezultat i konkluzioneve te monitorimeve te kryera. Mosnjohja ne bilancin energjetik te fenomeneve te sipërcituara, kane nxjerre nivelin real te humbjeve ne sistemin e shpërndarjes ne vlerën 37.58%, duke e detyruar CEZ te paguaje te gjitha kostot e shkaktuara nga mosarritja e targeteve te pranuara ne tarifën e shpërndarjes dhe te importoje apo te kompensoje financiarisht sasine shtese te energjise elektrike për mbulimin e humbjeve reale ne sistemin e shperndarjes.
• Persa i takon tarifave te miratuara nga ERE për periudhën e trete Rregullatore 2012-2014, ne kundërshtim me deklarimet e bëra, theksojmë faktin e rendesishem qe tarifat për shitjen e energjisë tek konsumatoret fundore familjare dhe jofamiljare mbeten te pandryshuara qe nga viti 2010. Për periudhën e trete rregullatore 2012-2014, ERE zvogëloi ndjeshem shpenzimet operative te CEZ si te pajustifikuara. Pavarësisht rivlerësimit te aseteve te bere nga kompania CEZ, ERE ka llogaritur amortizimin bazuar ne vlerën e aseteve te përcaktuara ne momentin e privatizimit, ne përputhje me Deklaratën Rregullatore si te tille rivlerësimi i aseteve i bere nga Kompania nuk ka pasur asnjë efekt ne përcaktimin e tarifave. Lidhur me pagat e personelit te CEZ Shperndarje, sqarojmë se ERE ka njohur ne tarifën e shpërndarjes te njëjtin nivel mesatar pagash për te treja kompanitë publike. Tarifat e vitit 2012-2014, iu nënshtruan me kërkesë te CEZ Shpërndarje vlerësimit te nje Paneli Rishikues ekspertesh ndërkombëtar, te cilët nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore te ERE-s dhe vlerësuan profesionalizmin e saj ne këtë proces.
• Moskryerja e investimeve te miratuara nga ERE, është nje nga elementet me impakt te drejtpërdrejtë gjithashtu ne rritjen e humbjeve ne sistemin e shpërndarjes. Për te reflektuar këtë mungese investimesh te kompanisë, ERE ka përdorur mekanizmin e axhustimit te tarifës se kompanisë duke i zbritur këtë vlere nga te ardhurat e kërkuara për vitin pasardhës.
• Lidhur me borxhet e ndersjellta midis Kompanive, nga deklarimet e disa përfaqësuesve politik ne media, konstatojmë me keqardhje se nuk njihet legjislacioni për sektorin e energjisë dhe aq me pak kuadri rregullator, Deklarata Rregullatore, Modeli dhe Rregullat e tregut, Kontratat dypalëshe mbi te cilat janë te rregulluara maredheniet ndermjet pjesemarresve te tregut, te orientuara keto me praktikat rregullatore te vendeve te tjera. Tanimë, tregu i energjise eshte i ndertuar mbi maredheniet kontraktuale dypalëshe bazuar ne dispozitat e parashikuara ne këto akte dhe nuk jemi ne kohen kur KESH vepronte si një kompani vertikalisht e integruar, mbi bazën e urdhrave te drejtoreve te përgjithshëm. Per faturat respektive ligjvënësi ka përcaktuar mjetet ligjore te ekzekutimit te tyre, duke iu dhene statusin e titullit ekzekutiv.
• Persa i takon çmimeve te miratuara për te gjitha kompanitë e rregulluara, ERE ka respektuar dhe respekton Ligjin e Sektorit te Energjise, te miratuar qe ne maj te vitit 2003, dhe konkretisht nenet 8, 26, 27, 28 te tij. Ne zbatim te këtij Ligji, ERE ne parimet e vendosjes se tarifave merr ne konsiderate politiken e Këshillit te Ministrave (sipas ligjit te Sektorit te Energjise Elektrike te sipërcituar) dhe çmimet e energjisë elektrike duhet te mbeten relativisht te qëndrueshme ne kohe (sipas Metodologjisë).
Gjithashtu ne zbatim te Paketës se Privatizimit, pjese e te cilës është Marrëveshja e Mbështetjes Qeveritare dhe Garancia e Riskut Pjesor (PRG), kompania ka te drejtën te kërkoje garancinë deri ne vlerën 60 milion Euro, për vendimet e ERE-s qe nuk plotësonin kërkesat e paraqitura prej CEZ, gjë e cila do te ngarkonte buxhetin e shtetit për pagimin e kësaj Garancie te lëshuar nga Banka Botërore. Ne te njëjtën kohe Qeveria Shqiptare, përveç kësaj është edhe pronare e KESH sh.a. dhe mban 24% te aksioneve te CEZ Shpërndarje, pra ekspozimi i saj ne raport me te dy kompanitë është i njëjtë.
Ne këto kushte, ERE gjykoi qe për te mos rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatoret fundore si dhe për te minimizuar kostot ekspozimit te shtetit shqiptar ndaj vendimeve te gjykatave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke pare rezervat ne te ardhurat e dhëna Kompanisë KESH ne vitet e mëparshme, konkludoi ne zvogëlimin e te ardhurave te këtij te fundit, me qellim ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet interesave te konsumatoreve, shtetit, investitorëve dhe pjesëmarrësve te tjerë ne sektorin e energjisë elektrike detyrim ky i përcaktuar ne nenin 8, pika 2/dh, e Ligjit për Sektorin e Energjise Elektrike. E njëjta politike është ndjekur nga ERE gjate miratimit te tarifave qe nga viti 2002.
• Na bën përshtypje fakti se si CEZ Shpërndarje ashtu edhe disa përfaqësues politikë ne deklarimet e tyre, janë ne unison duke bere fajtore ERE për gjendjen e CEZ Shpërndarje. ERE ka bere publike shkresat e dërguara nga CEZ te cilat fajësojnë vendimmarrjet e ERE-s për gjendjen e vështirë ne te cilën ata ndodhen, duke e bere ERE-n shkaktar te largimit te tyre nga Shqipëria. Pra nuk mund te jemi ne kushtet e favorizimit te CEZ, ne një kohe kur ata vete deklarohen se largohen si pasoje e vendimeve te ERE (deklarata ne Bloomberg e anëtarit te Bordit te CEZ a.s. ne date 31.10.2012).
• Po ne këtë kuadër, ne ushtrim te kompetencave te saj ligjore, si rezultat i një procesi te monitorimi te vazhdueshëm, ERE ka dënuar me gjobe dy here CEZ Shpërndarje, ne nëntor 2010, me vendimin qe konsideroi te paligjshëm faturimin e kryer si “dem ekonomik” dhe “energji e pamatur”, si dhe ne shtator te këtij viti ne lidhje me moskryerjen e importit nga ana e CEZ Shpërndarje, duke e dënuar me një gjobe ne vlerën 430 milion leke. Bordi i Komisionereve te ERE, ka filluar gjithashtu procedurat për vendosjen e gjobës se trete ndaj CEZ Shpërndarje, lidhur me ndërprerjet kolektive te kryera kohet e fundit nga ana e CEZ.
• Se fundmi, ERE mbetet e hapur për çdo informacion dhe për te sqaruar për çdo paqartësi qe lidhet me vendimmarrjet e Entit Rregullator, informacioni i cili për me tepër gjendet tashme i publikuar dhe i përditësuar ne faqen zyrtare te ERE-s dhe ne zbatim te ligjit, çdo akt i miratuar, është i publikuar ne fletoret zyrtare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





